11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Ministri i ri kthen në zyrë flamurin e Kosovës, i cili ishte hequr nga Goran Rakiç

Me të marrë detyrën si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kthyer flamurin e shtetit të Kosovës, në zyrën e tij.

Ky flamur ishte hequr nga ministri i kaluar i kësaj ministrie, Goran Rakiç.

Këtë e bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Ai e ka uruar Krasniqin për marrjen e detyrës së re, të ministrit në qeverinë Kurti II.

“Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal! Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...