32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Ministri i Shqipërisë Balla pret në takim në Tiranë Endrit Thaçin

Ministrit i Shtetit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në takim në Tiranë, Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Balla ka thënë se ka qenë kënaqësi ta pres Endritin dhe se, ky i fundit i dërgoi atij përgëzimet për zgjedhjet dhe po ashtu ‘‘haberin e mirë’’ se Thaçi është i fortë dhe krenar për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës.

‘‘Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...