Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku ka qëndruar për vizitë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë.
Në cilësinë e aksionarit, zyrtarët e lartë të kabinetit qeveritar zhvilluan takim me përbërjen e re të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë si dhe me Kryeshefin Ekzekutiv ing. Agron Tigani.
Informata e vizitës bëhet e ditur nga Zyra për media e kësaj kompanie ndërsa për temat e takimit ka shkruar zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku.
Postimi i plotë:
“Me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituam sot Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit «Hidrodrini» në Pejë.
KRU Hidrodrini ofron me ujë të pijes dhe shërbime sanitare në komunat Deçan, Istog, Junik, Klinë dhe Pejë. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Pejë, i ndërtuar së fundmi me bashkëfinancim nga Qeveria, është një nga projektet kyçe në këtë ndërmarrje.”-shkruan Mjeku./RADIO 1/