4.9 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

VV i organizon ndejë lamtumirëse Mehajt, Kurti me fjalë lavdëruese për të

Lëvizja Vetëvendosje i ka organizuar një ndejë lamtumirëse, ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Faleminderit Armend Mehaj”, shkruan në videon që kjo parti e ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

Të pranishëm në këtë ndejë ishin edhe kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e zyrtarë e anëtarë tjerë të kësaj partie.

“Sa ishte ministër Armend Mehaj është bërë një punë e jashtëzakonshme madhore për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. E para është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe e dyta ngritja e atyre operacionale të FSK-së”, tha Kurti në këtë ndejë.

Po ashtu ai i ka uruar shërim të shpejtë gruas së Mehajt.

Kryeministri Albin Kurti e liroi Mehajn nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes, të hënën. Mehaj tha se kjo është bërë me kërkesë të tij, për arsye familjare

Në vend të Mehajt, Ministër i Mbrojtjes është emëruar Ejup Maqedonci/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...