Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për betimin e tre kryetarëve të rijnë në komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, kryetarët e zgjedhur do ta ushtojnë punë e tyre në komunat ku ata janë zgjedhur.
“Si Ministri jemi përkujdesur për të gjitha parapërgatitjet bashkë me kryetarët e përzgjedhur. Ligji për vetëqeverisje lokale parasheh të gjithë procedurat, nesër do të organizohet seancat e asambleve komunal në zyrat lokale dhe ne si ministri e kemi mbështetur këtë”, tha ai.
“Kryetarët do të ushtrojnë mandatin e tyre kushtetuese, ligjor në komunat që janë zgjedhur. Do të vazhdoj që të punoj dhe veproj aty ku ka marr pjesë në zgjedhje”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën më 24 maj, ka bërë të ditur se kryetarët e rinj të tri komunave të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, do të betohen të enjten.
“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seanca konstituive dhe [do të bëhet]betimi i tre kryetarëve të rinj”, tha kryeministri, pa përmendur se për çfarë ndërtesash bëhet fjalë./Njeshi/