18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Ministri Krasniqi sqaron çështjen e Grantit të Performancës Komunale

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi , ka dhënë një përgjigje në reagimet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, duke sqaruar çështjen e Grantit të Performancës Komunale.

Në Facebook, Krasniqi theksoi se Granti në fjalë kishte qenë i anuluar prej kohe nga ministri i qeverisë së kaluar, Goran Rakiq, i cili më datë 25 shtator 2020, i kishte njoftuar ambasadat dhe donatorët për ndërprerjen e tij.

Krasniqi shtoi se vendimi për të përmbushur një nevojë kaq të rëndësishme për komunat u mor nga Qeveria Kurti, e cila më datë 28 korrik 2021 e ka votuar koncept dokumentin për Ligjin për Performancën Komunale dhe Gratin e Përformancës Komunale, të cilin më pas e kishte miratuar në mbledhje të qeverisë me 10 dhjetor 2021, dhe përfundimisht votuar në parlament më 21 korrik 2022.

“Me vendimet e marra, fondet janë rritur masivisht nga 2 milionë në 8 milionë euro, duke treguar një mbështetje të fortë nga qeveria për të institucionalizuar grantin me ligj, në ndryshim me politikat e qeverisjes së mëparshme ku fondet nuk ishin të mjaftueshme,” tha Krasniqi.

Ai gjithashtu nënvizoi mënyrën sesi janë shpenzuar fondet, me një akuzë të drejtpërdrejtë për keqpërdorime nga kompanitë e lidhura me Radoiçiq gjatë udhëheqjes së LDK-së në MAPL.

Duke iu referuar direkt deputetit Hoti, ministri u shpreh se në MAPL nuk bëhet fjalë për kontrata njëburimore por për subvencione që synojnë mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve në nevojë, proces për të cilin nuk kërkohet procedura e prokurimit.

Krasniqi krahasoi buxhetin e komunave në vitin 2021, që ishte 546.8 milionë euro, dhe atij të vitit 2024, që arrin në shifrën premtuese prej 742.3 milionë euro, duke nënvizuar se mbështetja e Qeverisë për komunat nuk ka qenë kurrë më e madhe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...