Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Arsimit Arbërie Nagavci kanë zhvilluar takim me bursistët përfitues si rezultat i marrëveshjes në mes të MAPL-së dhe MASHT-it nga komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom.
“Nga viti i parë i studimeve u mbështetën 26 studentë, në ditët në vijm do të vazhdohet me përkrahje edhe për studentë të viteve të tjera të studimit.”-ka shkruar mes tjerash Krasniqi.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së edukimit të lartë tek studentët nga radhët e komuniteteve, mbështet të gjithë studentët e Universiteteve Publike në Kosovë me bursë të plot studimi. Nga viti i parë i studimeve u mbështetën 26 studentë, në ditët në vijm do të vazhdohet me përkrahje edhe për studentë të viteve të tjera të studimit.”/Njeshi/