2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Ministri Lluka takon zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-ve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer, me të cilin diskutuan proceset ekonomike në vend edhe për investimet amerikane.

Gjatë takimit ministri Lluka ka informuar, Palmer rreth politikave ekonomike dhe politike, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, si dhe për projektet madhore në vend.

Gjithashtu, u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve tregtare mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Në anën tjetër, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matheë  Palmer ka shprehur gatishmëri të pa rezervë ministrit Lluka dhe Qeverisë së Kosovës në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Përendimor, si dhe në procesin e evrointegrimit atlantik të Kosovës.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...