2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Ministri Maqedonci viziton Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku janë duke u trajnuar rekrutët e rinj

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka vizituar sot  Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS)  në kazermën  e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku kanë filluar trajnimin bazik rekrutët e rinj.

Komandanti i KDS-së, Gjeneralbrigade Jeton Dreshaj e ka njoftuar Ministrin Maqedonci me  mbarëvajtjen e gjithë procesit të rekrutimit, të stërvitjeve dhe trajnimeve që janë duke u zhvilluar. Aktualisht në disiplina të ndryshme kemi mbi 500 ushtarakë të cilët janë duke u përgatitur. Vetëm në trajnimin bazë kemi 363 rekrutë në kuadër të procesit të rekrutimit të 612 ushtarëve të rinj.

Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona ushtarake, si në rritjen e numrit të personelit ashtu edhe në edukimin, trajnimin, shkollimin dhe pajisjen me armatim modern sipas standardeve të NATO-s./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...