5.4 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Ministri Murati sqaron se sa do të jenë shtesat për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar se si do të jetë rritja për familjet e dëshmorëve dhe atyre të zhdukur të UÇK-së, për ata që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur.

Ministri ka bërë të ditur se përveç rritjes prej 20 për qind, shtesa do të llogaritet nga muaji janar si 50 për qind për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur.

Familja me një dëshmor, e që aktualisht merr pension 448.13 euro, nga janari do të marrë 537.76 euro. Për familjen me dy dëshmorë, nga 537.75 sa merr aktualisht, do të jetë 806.63 euro. Sa i përket asaj me tre dëshmorë, nga 582.57 sa marrin aktualisht, ajo do të rritet nga janari në 1,075.51 euro, ndërsa për ato familje me katër dëshmorë nga 627.39 euro sa marrin aktualisht, rritja do të jetë 1344.39 euro.

Gjithashtu ai ka sqaruar edhe për familjet me më shumë se katër dëshmorë, ku rritje do të jetë 1613.27 euro.

Njoftimi i plotë:

Përveç rritjes prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë.

Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së.

Kështu do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...