Ministri i
Infrastrukturës i Qeverisë së Republikës së Kosovës Pal Lekaj ka vizituar sot
Arbneshin (Vitomiricën) me çrast ka siguruar qytetarët e këtij lokaliteti, se
ndërtimi i rrugëve në këto anë do të realizohet me tërë infrastrukturën
përcjellëse, në mënyrë që për banorëve tu krijohen kushte sa më të mira për
jetë.
Lekaj gjatë qëndrimit këtu ka dëgjuar kërkesat e banorëve mbi projektet infrastrukturore që kanë nevojë për intervenim nga Ministria e Infrastrukturës.
Lekaj shtoi se të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kërkesat e tyre legjitime për intervenim në projekte infrastrukturore të domosdoshme do të gjejnë mbështetje nga ministria që ai e drejton. /Njeshi/
]]>