21 C
Pec
E hënë, 12 Prill, 2021

Ministri Selimi për aksionin e sotëm: Krenar me Prokurorinë e Policinë

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi e ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.

Selimi ka ofruar përkrahje për aksione të tilla duke thënë se ndihet krenar me Prokurorinë e Policinë.

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqesisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë” shkruan Selimi në reagim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...