9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Ministri tajvanez i Transporteve jep dorëheqje pas tragjedisë me trenin

Ministri i Transporteve në Tajvan, Lin Chia-lung, ka dhënë dorëheqjen pas aksidentit hekurudhor që ka ndodhur të premte e kaluar e i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 51 personave dhe plagosjen e 200 të tjerëve.

Lin Chia-lung i ka thënë kryeministrit të vendit se do të marrë përgjegjësinë për tragjedinë duke dhënë dorëheqjen.

Treni kishte 490 pasagjerë kur doli nga shinat në një tunel në veri të Hualien. Dalja nga shinat shkaktoi që disa vagonë të përplaseshin me muret e tunelit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...