2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Ministri Vitia shpërndan dhurata në Klinikën e Pediatrisë dhe Kirurgjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar sot Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar ka bërë të ditur se Vitia ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe zëvendësministrja, Dr. Dafina Gexha- Bunjaku, kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim në kuadër të Repartit të Hemato- Onkologjisë dhe repartet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë bashkëbisedimit me fëmijët dhe prindërit e tyre, ministri, Vitia ka uruar shërim të shpejt për ta.

Po ashtu, Vitia ka theksuar angazhimin maskimal për furnizim me barna dhe material shpenzues dhe përkujdesje maksimale institucionale.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e ministrit, Vitia në QKUK pas emërimit si ministër i Shëndetësisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...