9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Ministria: Ata që nuk e paguajnë tatimin në pronë me kohë, u llogaritet interesi prej 0.65 % e të gjitha detyrimeve të papaguara

Ministria e Financave ka rikujtuar qytetarët se ata që s’i paguajnë detyrimet tatimore për tatimin në pronë me kohë, do t’u llogaritet interesi prej 0.65 % të të gjitha detyrimeve tatimore të papaguara.

“Paguani detyrimet tatimore të papaguara sa më shpejtë që është e mundur që të shmangni llogaritjen e interesit si dhe ndërrmarrjen e masave të mbledhjes së detyruar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ky interes nuk llogaritet për komunat që kanë marrë vendim për faljen e tatimit deri në 100 euro.

“Llogaritja e interesit nuk do të aplikohet për komunat që kanë marrë vendime për shumën e faljes së tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Tatimit në Pronë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...