7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin licencën e avancuar për mësimdhënie

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin licencën e avancuar për mësimdhënie.

Për këtë, Nagavci ka thënë se është hap i rëndësishëm drejt avancimit të performancës së mësimdhënësve.

Ajo ka bërë të ditur se thirrja vlen për mësimdhënësit e profileve si më poshtë:

1. Mësues të arsimit fillor;

2. Mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);

3. Mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML).

Nagavci ka thënë se aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova prej sot deri më 19 dhjetor.

“Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës.” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...