8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Ministria e Brendshme do të hapë dyert për 600 studentë të UP-së për praktikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerim, kanë nënshkruar këtë të enjte Memorandum Bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Ministria e Brendshme thotë se bashkëpunimi do të ofrojë ekspertizë profesionale dhe akademike për hartimin e fondit të pyetjeve që shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, si pjesë e kësaj marrëveshje, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i hapë dyert për 600 studentë të Universitetit të Prishtinës për t’u ofruar mundësinë e një praktike profesionale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Studentët e profileve të ndryshme për tre muaj do të kenë mundësi të fitojnë përvojë brenda Ministrisë dhe agjencive që ajo mbulon dhe në fund të praktikës të certifikohen për përfundimin me sukses të punës profesionale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...