8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Ministria e Bujqësisë mbylli pompën e derivateve përballë AKI-së

Një pikë e pompës së derivateve “Patroni” Sh.P.K., në pronësi të afaristit Driton Morina është mbyllur sot me vendim të Ministrisë së Bujqësisë.

Kësisoj, gjatë së enjtes, inspektorë të Ministrisë së Bujqësisë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë vendosur shirita në prona që gjenden përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...