Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë, pasi grupi institucional ka kërkuar nga produksioni të largojë konkurrentin Atilla Kartesh nga Big Brother VIP Kosova.
Lidhur me këtë, Zeka përmes një postimi në Facebook, i është adresuar Ministrisë dhe po ashtu ministres së këtij institucioni, Albulena Haxhiut.
“Ministria e Drejtësisë i paska fut hundët në BBVK. Paskan kërku përjashtimin e një banori për shkak të bajagi dhunës. Kam vetëm një pyetje: A ka njeri ma të dhunshëm ne Kosove se sa Albulena Haxhiu?! Ajo e ka pas kallë flakë Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qene e arrestuar, dhe e akuzuar për dhunë”, ka shkruar ai në postimin e tij.
“Këta nuk e kane hallin e Drenushës, po krejt dikund tjetër….!!!! Zot ruana prej ‘budallëve’ qeveritarë, dhe prej femrave qe gjithë naten i terrorizojne burrat ose te dashurit e tyre, e diten, per m’u çlodhë nga dhuna e natës, i mbrojnë bajagi te drejtat e drenushave…!!!”, thuhet në reagimin e Zekës në postimin e tij në Facebook.
Ministria e Drejtësisë, gjatë ditës së sotme ka kërkuar largimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati BBVK, për shkak të rastit të bujshëm me Drenusha Latifin.
Avokatja e Drenushës, Saranda Keqekolla-Sadiku tha se ndonëse për momentin nuk ka urdhër-mbrojtës në fuqi, ndaj tij janë ngritur dy akuza, një për dhunë në familje dhe një për mosrespektim të vendimit për urdhër-mbrojtës.Urdhri-mbrojtës i cili ka qenë në fuqi për gjashtë muaj ndaj Kartesh, ka skaduar në muajin shtator. /Njeshi/