18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Ministria e Ekonomisë: Kleçka në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme

Ministria e Ekonomisë ka dhënë detaje lidhur me tërmetin e sotëm që goditi Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga kjo Ministri bën të ditur se epiqendra e tërmetit të sotëm, Kleçka e Lipjanit edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.

U potencua poashtu se ky tërmet nuk e kishte potencialin për rrezik ndaj qytetarëve apo për ndonjë dëm material.

“Tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material, për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë.Bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Ekonomisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...