11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në menaxhim e saj janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.

Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat. Me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës.

Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...