17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Ministria e Infrastrukturës vazhdon të mos jepë përgjigje në katër pyetje rreth projekteve zhvillimore, përfshirë projektin “Borea” dhe tunelin Pejë-Rozhajë

Ka gati dy javë që Telegrafi i ka shkruar Zyrës së komunikimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me disa projekte zhvillimore, e për të cilat Ministria ende nuk ka kthyer përgjigje. Gjithashtu, është kontaktuar edhe me zëvendësministrin Hysen Durmishi, për t’i adresuar këto pyetje.

Deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi, nuk është marrë përgjigje për disa projekte zhvillimore të cilat kanë nisur vite më parë për të pyetur pse ka vonesa në këto projekte edhe kur pritet të përfundojnë.

Këto janë pyetjet e adresuar në Ministri.

  • Çfarë po ndodh me projektin e Qendrës Turistike “Borea”, pas takimit të fundit të ministrit Liburn Aliu me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri?
  • Ka më shumë se një dekadë që rruga Prishtinë – Mitrovicë nuk është e përfunduar. A ka Ministria e Infrastrukturës projekt konkret për ta përfunduar këtë magjistrale?
  • Po ashtu, ministri Aliu ka premtuar që rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundoj shumë shpejtë (përkatësisht brenda dy muajve). Çfarë po bëhet në këtë drejtim?
  • A do t’i përgjigjet në mënyrë pozitive Qeveria e Kosovës thirrjes së kryeministrit malazez Dritan Abazoviq për projektin e tunelit Pejë – Rozhajë?

Ndryshe, deri më tani është raportuar për të gjitha këto projekte zhvillimore, me të vetmin qëllim, informimin e publikut se çfarë po ndodhë më këto dhe pse ka vonesa në realizimin e tyre. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...