3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Ministria e Jashtme palestineze u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë “gjenocidin” e Izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme palestineze dhe emigrantëve i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “ndalojë gjenocidin e Izraelit dhe shkatërrimin e popullit palestinez”.

Ajo këtë thirrje e bëri në një deklaratë të lëshuar të hënën pas sulmit të fundit ajror të Izraelit në Rafah.

“Udhëheqësit botërorë kanë një përgjegjësi historike për të parandaluar Izraelin që të nisë një sulm tokësor në Rafah dhe pasojat e parashikueshme apokaliptike. Shprehja e shqetësimit pa ndërmarrë veprime efektive të vendosura është një dështim moral dhe politik”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme dhe emigrantëve të territorit.

Deklarata e fundit vjen pasi 74 civilë në Palestinë u vranë në Rafah nga sulmet ajrore izraelite, me Izraelin që pritet të nisë një pushtim ushtarak në qytet.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se numri i të vdekurve nga sulmi ajror pritet të rritet, raporton The Guardian,

“Gaza është një thertore dhe vrasja masive e qëllimshme e Izraelit, uria dhe transferimi i dhunshëm i 1.3 milionë njerëzve, gjysma e të cilëve janë fëmijë, në Rafah është më barbaria dhe më e egra nga të gjitha”, thuhet në deklaratë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...