6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Ministria e Jashtme turke: Dënojmë sulmin në veri, jemi të gatshëm për ndihmë nëse është nevoja

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër-Lepenc, duke shprehur solidaritetin me Kosovën.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm (29 nëntor) në një kanal të ujit në Zubin Potok në veri të Kosovës, i cili është kritik për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës. Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e MPJ-së turke.

MPJ tha se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën nëse është e nevojshme.

“Shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...