14.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Ministria e Shëndetësisë jep këshilla se si të mbroheni nga Lija e Majmunëve

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë disa këshilla dhe rekomandime për qytetarët se si të mbrohen nga Lija e Majmunëve.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, MSH këshillon qytetarët se në rast se kanë simptoma, të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

“Po ashtu, të shmangin kontaktin me kafshët e egra.

E dini si të mbroheni nga Lija e Majmunëve? Ja disa këshilla:

Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor. Informoni kontaktet e ngushta dhe shmangni kontaktin me kafshët e egra.

Praktikoni higjienë të mirë, shmangni kontaktin e ngushtë dhe merrni vaksinën nëse ju ofrohet.

Qëndroni të sigurt dhe të informuar!”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...