20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Ministria e Shëndetësisë: Po punojmë me Komunat që vaksinimi masiv i qytetarëve të fillojë më 15 qershor

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën antiCovid, ku sipas planit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, më datën 15 qershor pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se janë duke punuar me komunat që të jenë gati për të filluar këtë proces më 15 qershor.

“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Planin e Veprimit për vaksinim masiv të popullatës, që duhet të nis nga data 15 qershor. Plani është i publikuar në ëeb tek rubrika Covid-19. MSH po punon me komunat që kapacitetet humane, logjistika dhe çështjet e tjera të jenë gati për të filluar këtë proces, që synon vaksinimin e 60 – 70 % të popullatës që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, me vaksinën kundër Covid-19”,.

Vlen të përmendet se Kosova ka nisur vaksinimin e qytetarëve më datën 29 mars, ku deri tani janë vaksinuar mbi 90 mijë qytetarë, kurse javëve të fundit në vend ka rënë edhe numri i të infektuarve me Covid-19, e po ashtu edhe rastet e vdekjes.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive me Covid-19 janë 733.

MSH në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër Covid-19, ku të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë.

Sa i përket masave antiCovid, Kosova ka lehtësuar ato javë më parë, ku ka larguar orën policore, si dhe sektori i gastronomisë është lejuar të punojë deri në ora 23:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...