11.6 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

Ministrit Elbert Krasniqi i kërkohet nga Kryetari Hyseni shpërbërja e Kuvendit Komunal në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar shpërbëjen e Kuvendit Komunal, ku sipas tij, kjo ka rrjedhur si pasojë e kalimit të afateve ligjore për votimin e buxhetit.

Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social, Facebook, Hyseni këtë ka kërkuar nga ministri i Ministri së Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi.

“Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojm nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, ka shkruar kryetari Hyseni./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...