20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Ministrja Bajrami takohet me Guvernatorin Mehmeti, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti ku diskutuan për situatën ekonomike në vend të shkaktuar nga pandemia COVID-19, si dhe për Programin e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përgatitjen e Rishikimit të Buxhetit duke u bazuar në Programin e Qeverisë, i cili program ka për fokus fuqizimin e sektorit privat dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ministrja Bajrami e vlerësoi punën që po bënë BQK-ja si dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për implementimin e pakos për rimëkëmbjen ekonomike duke pasur parasysh se një pjesë bukur e mirë e investimeve në këtë fushë do të jetë përmes rritjes së financimit kreditor ku target kryesor do të jetë përmirësimi i kushteve të financimit për sektorin privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa guvernatori Fehmi Mehmeti uroi Ministren Bajrami për pozitën e re dhe theksoi se sektori bankar në Kosovë ka një shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe potencial për të rritur edhe më tej kreditimin e ekonomisë.

Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh rënien e ekonomisë për shkak të pandemisë COVID-19, BQK-ja është e interesuar që bashkë me Qeverinë të jap kontributin e saj gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike.


Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...