26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Ministrja Gërvalla takoi në Strasburg Kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër në KiE, e falënderon për mbështetjen e madhe

Anëtarësimi i plotë dhe pa vonesa i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, ishin në fokus të takimit mes Zëvendëskryeministres, Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetit gjerman, kryesuesit të Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër, Frank Schwabe.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë edhe për rolin personal të Frank Schwabe për arritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke theksuar se ndihma e tij ka qenë thelbësore për arritjen e një shumicë bindëse të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

I mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimim për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë.

Anëtarësimi i plotë dhe pa vonesa i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, ishin në fokus të takimit mes Zëvendëskryeministres, Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetit gjerman, kryesuesit të Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër, Frank Schwabe.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë edhe për rolin personal të Frank Schwabe për arritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke theksuar se ndihma e tij ka qenë thelbësore për arritjen e një shumicë bindëse të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

I mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimin për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...