Presidentja Vjosa Osmani pak pas dreke do ta presë në një takim ministren e shtetit për Europë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann.
Presidenca njoftoi se takimi do të mbahet në 14:15.
Gjermania ka kërkuar të gjendet një mundësi që Kosova t’i largojë masat e sigurisë për mallrat serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.
Osmani ka konfirmuar së fundmi se ekziston kërcënimi që Kosova të largohet nga Procesi i Berlinit.
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se “nëse Kosova e bllokon CEFTA-n do të jetë shumë e vështirë që t’i bashkëngjitet pastaj Planit të Rritjes dhe qasjes në tregun e BE-së”.