2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Ministrja Haxhiu i reagon KPK-së dhe ZKPSH-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në një reagim i janë referuar kryeministrit Kurti si “kryeministër në detyrë”

Në reagimin e tyre, ata i referohen Kurtit si kryeministër në detyrë, duke thënë se “zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

“Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt.
Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë”, shkroi shkurt ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...