22.4 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Ministrja Nagavci mungon në Komision, Gola: Ka pasë një agjendë super të ngarkuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk ka marrë pjesë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku ishte ftuar të raportojë për gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve.

Anëtarja e këtij komisioni nga LDK, Vlora Dumoshi, ka pyetur se pse nuk po merr pjesë ministrja kur diskutohet për një temë të rëndësishme.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, tha se ministrja Nagvaci kishte një agjendë super të ngarkuar.

“Ministrja Nagavci ka pasur një agjendë super të ngarkuar të caktuar më herët dhe nuk ka pasur mundësi të vijë sot”, ka thënë Gola.

Nga opozita kanë kërkuar që të lajmërohen paraprakisht kur ministrja nuk shkon në komision./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...