0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Ministrja Olta Xhaçka: Disa duan të rikthejnë ‘97

Thirrjes së Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës për ta hedhur këtë opozitë në kosh dhe për të burgosur me drejtësinë e re liderët e saj vrasës e të korruptuar sot i është shtuar edhe një deklaratë e Olta Xhaçkës nga Dibra, ku thotë se disa vandalë duan të rikthejnë vitin 1997.

Duke garantuar qytetarët nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në vend, ministrja e Mbrojtjes ka shpërthyer në kritika kundër aksioneve të opozitës.

“Ti tregojmë opozitës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë më shumë se ata vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e vitit 1997”, tha ajo.

Ndërkohë, sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi iu kërkoi socialistëve që të vijojnë punën përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

“Ne do t’i fitojmë të 61 bashkitë e vendit.  Përfaqësuesit e PS se socialistët janë të vendosur që të mos lejojnë askënd të marrë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, u shpreh ai./Top/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...