25.5 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Ministrja serbe e Kulturës lëshon sallën pasi Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut

Ministrja serbe e Kulturës e ka lëshuar sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut pasi ekipi i Kosovës e fitoi çmimin “Mirënjohje e Veçantë për Përfaqësim Shtetëror”

Ministrja serbe e Kulturës, Maja Gojkoviq, e ka lëshuar të shtunën sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut.

Gojkoviq u largua nga vendi në fjalë menjëherë pasi ekipi i Kosovës e fitoi çmimin “Mirënjohje e Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Biennales së Venecias.

Këto pamje i ka siguruar Klankosova.tv.

Çmimin e kanë pranuar artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj.

“Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” paraqet përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...