20.6 C
Pec
E diel, 4 Qershor, 2023

Minxhozi për titrimin e serialit kosovar: Një pakujdesi e paqëllimshme që ka mundur të evitohet

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhzoi ka folur për debatin e nxitur nga vendimi i televizionit Top Channel për ta titruar serialin kosovar “Rrushe”.

Minxhozi në fillim të intervistës është pyetur me shaka nga moderatori Arsim Lani, nëse ka nevojë të titrohet gjatë bisedës, por ka thënë se s’është e nevojshme diçka e tillë meqë shqiptarët dita ditës merren vesh shumë më shumë me njeri-tjetrin.

Titrimin e serialit “Rrushe”, Minxhozi e ka cilësuar si një pakujdesi jodashakeqe që ka mundur të evitohet.

“Merremi vesh patjetër. Një debat do të thoja.. nuk është një shqetësim real. Ne mes vete merremi vesh cdo ditë e më mirë. Mund ta quaj një pakujdesi jo dashakeqe, për cfarë është shfaqur, por e panevojshme. Dicka e eveitueshme, por besoj që është e paqëllimshme, por pjesë e një kanali televiziv që ka popullaritet në Kosovë”, ka thënë Minxhozi.

“ Kur ma thanë, edhe unë shpreha një habi. Por janë gabime që s’duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje”, ka shtuar tutje Minxhozi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...