27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

“Miqësia me qytetarët e Kosovës ka vlerë shumë të madhe për mua”, Blair e uron Kurtin për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marr letër urimi nga ish-kryeministri i ë Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kurti, ka thënë se vizita e Blair në 25-vjetorin e çlirimit të vendit na ka nderuar fort, të gjithëve.

“Mirënjohja e popullit të Kosovës për udhëheqjen tij 25 vjet më parë nuk njeh fund. Miqtë e Kosovës, sikurse Sir Tony Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës”, ka shkruar Kurti, duke publikuar letrën e Blair.

“I dashur Albin,

Doja të ju falënderoja shumë për kohën tuaj. Ishte kënaqësi të takohem me ju gjatë vizitës sime në Kosovë në këtë javë historike. Ishte nder ta vizitoja Kosovën për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit të saj.

Urimet e mia më të mira.          

Tony”, ka shkruar ish-kryeministri britanik, Tony Blair./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...