22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Miratimi i Ligjit për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë, lirinë e shprehjes dhe medias në Kosovë

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari ka thënë se sot është ditë e errët për demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë.

“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian per Komisionin e Pavarur per Media.

Sot eshte dite erret per demokracine dhe lirine e shprehjes dhe te medias ne Kosove”, shkroi ajo

Projektligj për KPM-në është votuar lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme.

Projektligji me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro është konsideruar i dëmshëm, pasi rrezikon të cenojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.Përkundër kësaj, ai tashmë është miratuar në Kuvend, pasi pushteti e votoi me 59 vota pro, derisa dy abstenuan./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...