24.2 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Miratohet në OKB rezoluta që njeh gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë

Rezoluta për Srebrenicën është miratuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Rezoluta është miratuar me 84 vota pro.

Nëpërmjet kësaj rezolute, 11 korriku është shpallur si Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djemë myslimanë në Bosnjë-Hercegovinë.

Me këtë rezolutë, dënohet çdo mohim i gjenocidit të Srebrenicës dhe u bën thirrje shteteve që të ruajnë të vërtetën.

Gjithashtu, me këtë rezolutë bëhet thirrje për dënimin e atyre që klorifikojnë të dënuarit për krime lufte në rastin e Srebrenicës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...