11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Miratohet rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2021

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021.

Vetëm një amandament i opozitës ka kaluar nga 35 sa ishin gjithsej. Amandamenti i opozites u bë nga deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra për ndërtimin e një kopshti femijësh në Skenderaj.

Në hyrje të diskutimit, kryetari i Komisionit për Punë, Buxhet dhe Transfere, Armend Muja ka thënë se, disa nga kontratat që kanë qenë për efektet paraelektoral janë anuluar.

Tutje, Muja se buxheti për vitin 2021 është parashikuar të jetë 2.4 miliardë euro./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...