16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Miratohet rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

Ministria e Financave ka njoftuar se është miratuar rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër.

“Rregullorja për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme, ndër to: Eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit; rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër; përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese”, thuhet në njoftim.

Ministria ka njoftuar se ka ndryshuar gjithashtu edhe procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, siç thuhet, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...