-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Miratohet vendimi në Shqipëri – qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj

Në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara.

Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta ID të skaduara mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha: “Qeveria miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Kjo situatë e krijuar, e cila do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë ngërçin, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.

Në këtë mënyrë me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese.

Të gjithë shtetasit do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në platformën elektronike”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...