-0.1 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Miratohet vendimi për nisjen e planit rregullues “Mati 1” dhe vazhdim i “Rrugës B”

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, është miratuar poropozim-vendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për zonën “Mati 1” dhe vazhdimi i rrugës Bahri Fazli, apo siç njihet ndryshe “Rruga B”

Miratimi i poropozim-vendimit për fillimin e hartimit të Planit rregullues për këto dy rrugë u bë me 27 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenime.

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, tha se ky projekt ka të bëjë më logjikën e shpronësimit, sipas tij, në të kundërtën nuk mundet të realizohet asnjë projekt.

“Ligjërisht jemi në rregull, por të realizohet ku projekt kemi të bëjmë me logjikën e shpronësimit përndryshe nuk mundemi me realizuar asnjë projekt”, tha Bashota.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka thënë se gjendja është e keqe në këtë zonë, ku banorët po jetojnë me epidemi.

“Kjo rrugë ka rëndësi të madhe, ka kërkesa nga banorët dhe momentalisht gjendja është e keqe, ka epidemi dhe paraqet nevojë për reagim ju lus ta votoni këtë propozim sepse kemi kritika nga qytetarët të atjeshme dhe të mos kaloj, kjo do të zvarritet”, tha Rrahmani.

Në këtë seancë është diskutuar edhe Plani i Mobilitetit për Komunën e Prishtinës. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...