15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Mirëpritet vendimi i BE-së që kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) i cili ka marr vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë thënë se ky vendim ka ardhur si rezultat i presionit që Serbia ka ushtruar mbi serbet e veriut të Kosovës që të mos marrin pjesë në procesin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetrarëve në veri me 21 prill. Ndërkaq, njohës të politikës kanë thënë se BE-ja është duke ushtruar një politik kontradiktore, ku në njërën anë bënë presion mbi Serbinë dhe në anën tjetër, sipas tyre, Serbia është njëri nga vendet ku investojnë më së shumit BE-ja.

Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, ka thënë për EO se pavarësisht që institucionet e Kosovës kanë marr të gjitha hapat e nevojshme në përmbushjen e kërkesave të BE-së sa i përket veriut të Kosovës, BE-ja e ka parë qasjen racionale të Kosovës në këtë çështje dhe e ka parë në mënyrë të qarët qasjen shumë jo racionale të Serbisë.

“Ju e keni parë që institucionet e Kosovës bënë të gjitha hapat e nevojshme, le të themi në përmbushjen e atyre kërkesave që zyrtarët e BE-së i vunë Kosovës sa i takon qasjes në pjesën veriore të vendit. Sidomos atij klasifikimit që zyrtarët e BE-së i bënë lë të themi situatës në veri se është e tensionuar dhe ka nevojë për masat që do ta shtensionim situatën. Institucionet e Kosovës bënë maksimumin që një gjë e tillë të ndodh. Kemi një situatë jashtëzakonisht të qetë, kemi një punë shumë të mirë te mekanizmave shtetëror, të sigurisë në pjesën veriore. Mendoj që edhe BE-ja e ka parë qasjen racionale të Kosovës sa i takon kësaj çështje, por edhe e ka parë në mënyrë të qarët qasjen shumë jo racionale të Serbisë karshi Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se që hapa të tillë të ngjashëm duhet të ndërmerr BE-ja ne të ardhmen edhe sa i takon përfshirjes së Serbisë në përfitimin e fondeve që ka BE-ja për Ballkanin Perëndimor.

“Do të donim që hapat të tillë BE-ja të ndërmerr vazhdimisht me qëllim që Serbisë e cila është shumë e pozicionuar kundër Kosovës, ka ambicie armiqësore ndaj Kosovës ti vazhdoj hapat e tillë dhe hapat të tillë të bëjnë trysnin dhe të arrijnë deri tekë pika ku Serbia duhet ta kuptoj qartësi se pa një fqinjësi të mirë pa një qasje racionale ndaj fqinjëve, në këtë rast ndaj Kosovës ajo nuk mund të ec përpara në rrugën integruese drejt BE-së. Konsideroj që hapa të tillë të ngjashëm duhet të ndërmerr BE-ja ne të ardhmen edhe sa i takon përfshirjes së Serbisë në përfitimin e fondeve që ka BE-ja për Ballkanin Perëndimor, për arsye se mendoj që Serbia nuk njeh këtë gjuhen e deklaratave të buta por njehë gjuhen e masave të plota”, ka thënë ai.

Deputetja e LDK, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për EO se e kanë mirëpritur këtë vendim i cili sipas saj është i vonuar dhe se do të duhej që të merrej qysh nga sulmi i 24 shtatori që bëri Serbia në Kosovë.

Sipas saj, BE-ja këtë qëndrim e ka marr pas presionit që Serbia bëri në pjesën veriore duke dështuar procesin e votimit të 21 prillit.

“Unë mendoj që është dashur më herët të merret ky vendim, për arsye sepse ju e dini se çfarë ka ndodhur me datën 24 shtator, se çfarë ka bërë Serbia në shtetin e Kosovës. Tash është një lajm i mirë, është dashur që edhe qeveria të punoj më shumë sepse i gjithë fokusi i datës 24 shtator është harruar. Po shpresojmë që tani BE-ja po e kupton Serbinë dhe shpresoj që edhe të hiqen masat nga BE-ja dhe të sanksionohet Serbia dhe të mos ketë integrim në proceset që ka mbetur Serbia”.

“Gjendja ndryshoj pas mos daljes në votime në pjesën veriore dhe po shpresoj që edhe datën 24 shtatorit ta fusin aty dhe të ndëshkohet Serbia”, ka thënë ajo.

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë  se BE-ja ka një politikë të pa qartë ndaj Kosovës për faktin që pesë shtet të saj ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Sipas tij, BE-ja ka një politik kontradiktore pasi në njërën anë ajo “kinse” bënë presion ndaj Serbisë dhe në anën tjetër vetëm vitin e kaluar në Serbi BE-ja ka investuar katër miliard e gjysmë investime direkte.

“BE-ja nuk ka një politik të qartë në këtë proces për vetë faktin që BE-ja në tërësinë e vetë nuk e njeh Kosovën si shtet, ka qëndrim të pa barabarte dhe kjo është njëra nga pasojat të kësaj që është prodhuar deri me tash. Kjo mënyrë jo proporcionale e raporteve në fakt e ka nxitur Serbinë që të jetë me agresive ndaj Kosovës. Unë besoj që BE-ja është jo realist në politikën e vetë që po mendon se përmes kushtëzimit të integrimit në BE mund ta nxitë Serbinë në proces sepse e vërtete është që Serbia nuk është e interesuar për pranim në BE. Vitin e kaluar ka pasur katër miliard e gjysmë investime direkte, kryesisht nga Gjermani edhe shtetet e BE-së. Pra është një politikë kontradiktore, në njërën anë shpallen se gjoja mund ti bëjnë presion, dhe në anën tjetër Serbia është njëri nga vendet ku investojnë më së shumit BE. Prandaj po them që është një politik konfuze”, ka thënë Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...