14.5 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Mision humanitar në QKUK, pritet të operohen fëmijë me probleme në zemër

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë mirëpritur sot në QKUK ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë të fëmijëve nga Turqia, në kuadër të misionit “Muntada Aid”.

Prezentë ishin edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Elizabeth Gowing, doktori Ramush Bejiqi, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë Shkëndije Nuza dhe Shpejtim Shurdhiqi, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike.

Azizi, falënderoi organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen , duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit.

Hargreaves, u shpreh i lumtur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës.

Në emër të ekipit, foli mjeku Ibrahim Cansaran, i cili po ashtu, shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.

Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të përfitojnë eksperiencë edhe stafi vendos i mjekëve dhe infermierëve.

Në përbërje të ekipi mjekësor ka mjek kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknik të anestezionit.

Misioni ka filluar ditën e sotme dhe do të zgjasë 10 ditë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...