8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Misioni i SHBA-së në NATO: Aleanca kujdesshëm po merr hapa që të sigurohet se KFOR-i ka forcat që i nevojiten

Misioni i SHBA-së në NATO në një reagim në profilin e tyre zyrtar në platformën “X” kanë thënë se NATO është duke ndërmarrë hapa kujdesshëm për t’u siguruar se KFOR-I ka forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mandat KFOR-it më 1999 të ketë një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në reagim.

Tutje misioni i SHBA-së potencon se KFOR-I vazhdon të mbështes zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multi-etnike.

Ky qëndrim i misionit të SHBA-së në NATO ka ardhur pasi ministrat e jashtëm të NATO-s kanë diskutuar situatën në Ballkan Perëndimor e ku kanë përsëritur përkrahjen e palëkundur për KFOR-in. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...