0.5 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Misioni i ShBA-së në NATO: Një mjedis i qetë, i sigurtë dhe i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, prioritet i yni

Misioni i ShBAsë në NATO ka thënë se ruajtja e një mjedisi të qetë, të sigurtë dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, është prioritet i NATO’s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky mision ka njoftuar se këtë javë në Selinë e NATO’s kanë pritur gjashtë ekspertë të rinj nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi.

Në njoftim thuhet se ky  grup është takuar me zyrtarë të lartë të NATO’s, para të cilëve ka paraqitur rekomandimet e tyre dhe kanë shkëmbyer ide. Në këtë vizitë është diskutuar për angazhimin e të rinjve për paqen dhe sigurinë rajonale si dhe luftimin e ndikimeve të dëmshme, përfshirë dezinformatat, kërcënimet hibride dhe kibernetike.

“Një mjedis i qetë, i sigurtë dhe i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, është prioritet i NATO’s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë javë, ne pritëm gjashtë ekspertë të rinj të Ballkanit Perëndimor për një vizitë në selinë e NATO’s, duke u fokusuar në dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...