19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Misioni i SHBA-së në OKB njofton për takimin Wood-Osmani: Kosova e Serbia të ecin përpara përmes Dialogut

Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill në Nju Jork me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një njoftim të publikuar sot, thuhet se në këtë takim është biseduar për raportet e ngushta dhe të qëndrueshme mes dy palëve.

Wood në këtë takim ka theksuar aspiratën e SHBA-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndërtojnë një integrim më të madh ekonomik, të forcojnë stabilitetin rajonal, demokracinë, dhe shoqëritë multi-etnike dhe të mbrojnë sundimin e ligjit.

Ai ka përsëritur pozicionin e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë që të marrin hapa konkret përpara përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ambasadori Wood nënvizoi aspiratat e SHBA-së për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një integrim më të madh ekonomik rajonal, për të nxitur stabilitetin rajonal, demokracinë dhe shoqëritë multi-etnike dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit. Ambasadori Wood përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa konkretë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...