11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Mitrovicasit po detyrohen të furnizohen me artikuj elementarë në komuna tjera

Vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës që e diela të jetë ditë pushimi për shumë shërbime, sidomos ato me artikuj ushqimorë, ka vështirësuar tej mase jetën e qytetarëve të kësaj Komune.

Ata, gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, thanë se po detyrohen të udhëtojnë nëpër Komuna tjera për t’u furnizuar me artikuj elementarë ushqimorë.

Sami Leku, qytetar nga jugu i Mitrovicës, bëri të ditur se po i duhet që gjithnjë të dielave të shkojë nëpër dyqane të ndryshme të Mitrovicës Veriore, për ta furnizuar familjen e tij me artikuj themelorë ushqimorë.

Edhe Veton Syla, tha se qytetarët e jugut të Mitrovicës e kanë të vështirë të dielave, sepse duhet të shkojnë në Mitrovicën Veriore ose në Vushtrri, për të blerë ushqimet themelore për familjet e tyre.

Sipas tij, do të ishte mirë që të dielave të të paktën të hapet ndonjë nga marketet e mëdha në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet furnizimi me artikuj elementarë për jetë.

Ndërkaq, Bashkim Brahimi, pronar i një marketi në jug të Mitrovicës, theksoi se vendimi i Kuvendit Komunal që e diela të jetë ditë pushimi, është paksa i rëndë si për pronarët e bizneseve, ashtu edhe për qytetarët në përgjithësi.

Ai potencoi se ka shumë ankesa të qytetarëve për shkak se po detyrohen të dalin jashtë Mitrovicës për të blerë qumësht, vaj dhe artikuj të ngjashëm ushqimorë.

Nëse vazhdon kështu, shtoi Brahimi, ai do të detyrohet ta mbyllë biznesin, sepse siç u shpreh, puna edhe ashtu ka rënë shumë.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë, Valon Brahimi, tha se ky është vendim i Kuvendit Komunal të cilin Drejtoria e Inspeksionit obligohet ta zbatojë, por u shpreh se ka mundësi për një analizë më të hollësishme të gjendjes, në mënyrë që të ndryshojë rregullorja në fuqi.

Lexo po ashtuSerbët e veriut thonë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeveSipas tij, Drejtoria të cilën ai e udhëheqë, është e pafuqishme për ta ndryshuar rregulloren, mirëpo ajo mundet bazuar në gjendjen në terren t’i dërgojë rekomandimet e saj, ndërsa Kuvendit i mbetet prapë të vendos për ndryshim ose jo të kësaj rregulloreje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...