Policia në Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në katër shkolla të mesme.
Qëllimi i këtij aksioni ka qenë parandalimi i bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme.
Në njoftim thuhet se në këtë aksion janë gjetur tek nxënësit, tri thika dhe dy boksa të hekurit.
Kontrolli është realizuar përmes urdhër- kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet e shkollave me qëllim të parandalimit të veprave penale, posedimit të mjeteve të kundërligjshme dhe ofrimin e sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftim./Njeshi/