0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Mjekësia sportive si disiplinë mjekësore, flet Prof. Dr. Bernard Tahirbegolli

Prof. Dr. Bernard Tahirbegolli, specialist i Mjekësisë së Sportit, ka qenë i ftuar i ‘RADIO 1’ në ‘Maratonën Sportive’.

Tahirbegolli ka folur për Mjekësinë sportive si disiplinë mjekësore.

Çka është Mjekësia Sportive?

Mjekësia sportive është një disiplinë mjekësore që në fokus të vetin ka shëndetin e sportistit, respektivisht të atyre që merren me ushtrime; qoftë në parandalim, qoftë në diagnostifikim, trajtim dhe rehabilitim; Ajo ushtrohet prej një profesionisti që është mjek specialist, e i cili ka të përfunduar fillimisht Fakultetin e Mjekësisë dhe mandej edhe Specializimin në Mjekësi të Sportit.

Mjekësia Sportive është shkenca mjekësore që ndërlidhë sportin me shëndetësinë. Në mjekësi sportive puna me sportistin konceptohet si punë ekipore ku me Mjekun e Sportit si udhëheqës të grupit të mjekësisë së sportit në ekipë janë edhe fizioterapeuti, masazheri, nutricionisti, psikologu.

Çfarë do të thotë mjekësia sportive për sportin, sportistin, klubin dhe të tjerët?

Për klubet e organizuara mirë, Mjeku i Sportit është dera e parë ku sportisti duhet me trokitë, sepse mjeku është pranë klubit, pranë sportistit 24 orë dhe për cfarëdo problemi sportisti supozohet se do të duhej ta kontaktone fillimist mjekun e klubit. Mjekësia sportit i ndihmon sportistët dhe klubet që të parandalohen lëndimet e mundshme. Ne e dimë që sporti e mbartë riskun e lëndimit, veqmas sportet që kanë kontakt, pritet që sportistët me pasë lëndime. E mjekësia e sportit i ndihmon që me u parapërgatitë në mënyrën e duhur që mos me ardhe deri te lëndimet. Mjekësia sportive i ndihmon sportistit, klubit, kombëtaret qoftë përmes kontrollave sistematike që bëhen para pjesëmarrjen në gara, para sezonit vjeshtor dhe pranveror, dhe I ndihmon që të identifikohen problem e mundshme shëndetësore dhe mandej të trajtohen dhe rehabilitohen. Shpeshherë takimi me mjekun e sportit gjatë kontrollave sistematike është kontakti I vetëm I sportistit me personelin shëndetësor dhe prej aty mundet me i marr këshillat e nevojshme për shëndetin e tij. Nëse e shohim në kontekstin historik, mjekësia e sportit në fillet e veta në Britani është zhvilluar kryesisht brena ushtrisë për të ngitur performancën e njësive elitare të ushtrisë. Tani mjeku i sportit është i lidhur ngushtë me klubin dhe i ndihmon klubet në vlerësimin e performancës së sportistëve dhe në planifikimin e ngritjes së kapaciteteve kondicionale dhe të qëndrueshmërisë. Ndërsa për komunitetin, për ata që merren me aktivitet fizik qoftë edhe në mënyrë rekreative është adresa ku ata shkojnë për cfarëdo problemi të sistemit osteomuskuar, psh ka një lëndim si përdredhja e dores e këmbës, një lëndim të muskujve, tendoneve, etj., shkon dhe konsultohet, bëhet diagnostifikimi dhe mandej edhe trajtimi i këtyre problemeve.

Sa ndihmon në mirëqenien e sportistit mjekësia sportive?

Realisht një sportist në një mjedis ku po rritet vazhdimisht konkurenca nuk mund ta mirëmbajë shëndetin e vet dhe performancën nëse nuk bënë matje të vazhdueshme periodike të performancës. Nëse nuk bënë matje dhe nuk e din nivelin e ngarkesave në muskuj, mund të vije deri te lëndimet dhe të mungoj nga fusha, nga garat dhe konkurenca. Identifikimi I kohës kur mund të kthehet në fushë pas lëndimeve, parandalimi I lëndimeve, ka të bëjë drejtpërdrejtë me mjeksinë sportive me shërbimin që mund të merret nga mjeku i sportit.

Cilat shërbime i kryen mjekësia sportive?

Nëse ndalemi te botëkuptimi Kosovar e shohim që sportistët janë mësuar që me shku dy herë në vit në mjekësinë sportive dhe mi kry kontrollat mjekësore sistematike dhe aty përfundon kontakti me mjekësinë sportive, me mjekun e sportit. Në botë nuk është ky koncept! Mjekësia sportive është ajo që e ërfshinë si shëbim të gjitha ato që kanë të bëjnë me shëndetin e sportistëve, tu fillu prej parandalimit të problemve shëndetësore, diagnostifikimit, trajtimit, monitorimit të rehabilitimit, e deri te vendimi për atë se kur mu kthy në fushë sportisti pas një gjendje shëndetësore. Cdo mjek i sportit bashkëpunon ngushtë me së paku tre fizoteraputë për me organizu rehabilitimin dhe me kthy sa më shpejtë dhe në shëndetin më optimal sportistin në fushë pas një lëndimi. Veç kësaj, kontrollat sistematike janë të domosdoshme! Sepse identifikohen problemet shëndetësore të neglizhuara dhe problemet shëndetësore të cilat nuk kanë simptoma të theksuara klinike, madej edhe problemet shënetësore me zemrën. Tek ne fatkeqësisht nuk ështe I perceptuar drejtë ky koncept I mjekësisë sportive. Për shëmbull kemi raste kur kombëtarja shkon jashë vendit pa mjek. Kush do të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e sportistit nëse nuk është mjeku bashkë me ta në udhëtim, kush do të kujdeset për gjendjet shëndetësore që mund të dalin gjatë qëndrimit jashtë vendit?

Doktor juve ku mund të ju gjejnë të gjithë ata që janë të interesuar për shërbimet e juaja?

Të gjithë ata që kanë nevoj për shërbimet e mjekësisë së sportit mund të më gjejnë në Pejë në Poliklinikën dhe Laboratorin Biohit. Ndërsa në Prishtinë jam në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive. Urojmë që të kemi sa më pak lëndime dhe problem me shëndetin në fushat sportive dhe në mesin e sportistëve.

Ndryshe, Tahirbegolli është doktor shkence në Shëndet Publik, gjegjësisht mjek specialist i Mjekësisë së Sportit./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...